Suharekë, nga videoja në 'TikTok', Policia identifikon dhe arreston të dyshuarin që shtiu më armë në gazmend familjar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë falë bashkëpunimit me qytetarë, në bazë të informatave të marra nga një video në ‘TikTok’, sot ka arritur të identifikojë një të dyshuar i cili kishte shtënë me armë –pistoletë në një gazmend familjar më 9.8.2023.

Tutje sipas Policisë, pas identifikimit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është ndalur në ndalim policor për 48 orë.

Tutje Policia sqaron se të dyshuarit i është sekuestruar një armë pistoletë “Zoraki ” me një krehër të zbrazët.

Në këtë rast Policia bën të ditur se ka filluar hetimet për veprat penale – armëmbajtje pa leje, dhe – përdorim i armës.