Policia 'shkon për kontroll' në KEK

Policia e Kosovës ka thënë se janë duke zhvilluar një “kontroll” në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ata nuk kanë dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë ‘kontrollë’.

“Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”- ka thënë për KALLXO.com, Bajram Krasniqi zëdhënës i Policisë së Kosovës.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me krye shefin e KEK, Nagip Krasniqi, zëdhënësin e KEK, Skender Bucolli, anëtarin e bordit, Skender Haziri por që të gjithë kanë qenë të pa qasshëm deri në publikimin e këtij artikulli.