Ilustrim

Për një javë Policia e rajonit të Prishtinës realizoi 145 urdhëresa të gjykatës

Nga 7 deri më 13 gusht zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës realizuan 145 urdhëresa të gjykatës.

Sipas njoftimit të Policisë, realizimi i këtyre urdhëresave është bërë në lokacione të ndryshme e aksione të ndara.

“…Prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale dhe 104 për seanca, verifikime etj.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është bërë e ditur se konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.