Të Dëbuarit nga Banesat në ‘Dardani’, Takim me Kadri Veselin

Mëngjesi i të martës, shfrytëzuesit e banesave në lagjen “Dardania” në Prishtinë i ka gjetur para ndërtesës së Kuvendit në pritje të një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Gjashtë familje janë dëbuar të hënën nga policia nga banesat të cilat i kanë shfrytëzuar tash e 17 vjet në këtë lagje pas një vendimi të gjykatës për lirimin e tyre.

Dëbimi i tyre u përcoll me protesta, përleshje me policinë dhe me arrestime ndërsa një vajzë ka kërcyer nga kati i dytë duke marrë lëndime.

Ata janë pritur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa një takim tjetër kanë thënë ta kenë caktuar për orët e pasditës.

http://kallxo.com/banoret-kthehen-ne-banesat-nga-te-cilat-u-debuan/

http://kallxo.com/policia-nxjerr-me-force-banoret-nga-banesat-e-uzurpuara/