Ilustrim
Suharekë, arrestohet një person për posedim ilegal të armëve
02.11.2018 - 14:59
Një person është arrestuar mbrëmë për posedim ilegal të armëve në Suharekë.
Policia ka njoftuar se hetuesit policor në Suharekë së bashku me NJSO-në gjatë një pike të kontrollit në fshatin Savrovë të Suharekës kanë ndaluar një veturë BMW ku ndodheshin tre persona.
Gjatë kontrollit te personave të dyshuar policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Zastave, një karikator dhe nëntë fishekë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt