Sot repriza e baletit 'O.Taka'

Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaqë sot në mbrëmje reprizën e shfaqjes “O. Taka”, me libreto dhe koreografi të Sinan Kajtazit.

Shfaqja “O. Taka” është krijuar nga  Kajtazi si inspirim nga veprimi fisnik Osman Takën luftëtarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili pak para se të varej nga Osmanët kërkojë që të interpretonte vallen e shpirtit të tij, gjë që edhe i fali jetën.

“O.Taka” është njëra prej tri shfaqjeve të BKK-së të realizuara nga koreografë që kanë dal nga trupa artistike e këtij institucioni.