Sot finalja e madhe e Kampionatit Botëror

Era Istrefi në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam do ta hapin finalen Sot duke filluar nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Botëror ”Rusi 2018”.

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Kroacisë do të përballen mes vete për të fituar titullin e kampionit të botës të vitit 2018,

Franca ka një bilanc më të mirë në përballje direkte me tri fitore dhe dy barazime, ndërsa ndeshja e vetme mes këtyre dy kombëtareve në një kampionat botëror është luajtur në vitin 1998 dhe është fituar nga Fraca me rezultat 2 me 1.

Kjo do të jetë finalja e tretë për Francën në Kupën e Botës, e cila një e kishte fituar në vitin 1998 dhe në një kishte humbur me penallti në vitin 2006. Ndërsa, për Kroacinë kjo do të jetë finalja e parë në një Botëror, kombëtarja e 13-të e ndryshme dhe e 10-a europiane që merr pjesë në aktin final të Kupës së Botës. Kujtojmë që vetëm dy finale janë vendosur me penallti në historinë e Botërorit (1994, 2006).

Ndryshe, hapja e finales së Botërorit do të bëhet me performancën e këngëtares kosovare, Era Istrefit, Will Smithit dhe Nicky Jam-it, të cilët do të performojnë himin e këtij Botërori “Live It Up”./21Media