Aeroporti i Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Sonte në Jeta në Kosovë: Aksham Pazar me Aeroport Ndërkombëtar- 3

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet intervista me Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini.

Sa familjarë të drejtorit të ASHNA-s u punësuan në këtë Agjenci?

A pati ndikime në punësimet në Aeroportin e Prishtinës?

Përballë Jeta Xharrës, Nuredini përgjigjet për të gjitha raportimet dhe gjetjet e  dy emisioneve paraprake  të fokusuara në Aeroportin e Prishtinës dhe ASHNA.

Në këtë emision u transmetua pjesa e tretë e hulumtimit për Aeroportin e Prishtinës, ndërsa emisioni i parë kishte trajtuar parregullsitë në përmbushjen e marrëveshjes për koncesionimin e aeroportit nga kompania Limak dhe i dyti sigurinë e këtij aeroporti.

Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.