Moti - Foto: Rtv21

Fundjava në Kosovë me borë e ulje të temperaturave

Nga pasditja e të premtes vendi do përballet me ulje të temperaturave si dhe reshje shiu e bore që do vazhdojnë edhe të shtunën e dielën.

Sipas një njoftimi të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) shtresat e borës do jenë më të theksuara në viset malore.

“Moti i ndryshueshëm që po mbretëron javën e fundit me diferenca të theksuara në amplitudat e temperaturës ditore, do të pësoi ndryshime që nga e premtja pasdite duke vazhduar sidomos ditën e shtunë dhe të dielen paradite, shoqëruar me reshje fillimisht shiu e më pastaj bore, erëra të fuqishme veriore dhe temperatura dukshëm më të ulëta si në minimalet poashtu edhe në maksimalet.

Në njoftim theksoshet se temperaturat minimale pritet të luhaten nga -07°C deri në -03°C, ndërsa ato maksimale nga -02°C në 01°C.