Foto ilustruese: Pixabay

Sindikalistët kërkojnë barazi në paga

Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë kërkon që ligji i pagave për punonjësit civilë dhe publikë sa më parë të miratohet dhe të krijohet rregull për pagat për të gjithë të punësuarit që marrin pagë nga buxheti i shtetit.

“Ligji nr. 03/L-147 për Pagat e Nëpunësve Civilë (i miratuar në Kuvendin e Kosovës me 06.05.2010) asnjëherë nuk është zbatuar për shkak të papërgjegjësisë së institucioneve qendrore për të funksionalizuar dhe rregulluar fushëveprimtarinë financiare të punonjësve civilë” thuhet në komunikatë.

Po ashtu akuzojnë se favoret nga standardi i Rregullores nr. 19/2012 i gëzojnë vetëm udhëheqësit e lartë civilë dhe publikë, ndërsa punonjësit e rangut më të ulët diskriminohen duke u’a bërë të pamundur avancimin në pozitë.

FSSHC paralajmëron që nëse nuk zbatohen rregullat ligjore, standardi i punës dhe pagave për shërbyesit civilë,  do të ndërmarrë hapat sindikalë sipas Ligjit nr. 04/-l-011 për organizimin sindikal në Kosovë.