Dërgimi në pallat i të akuzuarve për vrasje | Foto: KALLXO.com

Shtyhet Seanca për Vrasjen e Rreshterit

Në seancë mungoi anëtarja e këtij trupi Nora Bllaca, e cila ndodhej në udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Seanca që nuk u mbajt sot, u caktua të zhvillohet më 21 korrik.

Të akuzuarit nuk u sollën nga qendrat e paraburgimit për shkak të kësaj mungese.

Eprori policor i krimeve ekonomike Shemsi Gashi ishte vrarë më 25 mars 2015 në lagjen “Mati” të Prishtinës, ndërsa për vrasjen e tij Prokuroria Themelore në Prishtinë akuzon tetë persona.

Ramadan Gashi, Muja Gashi, Agron Gashi, Adonis Gashi, Robert Gashi dhe Vesel Bunjaku akuzohen për planifikimin e vrasjes së Shemsi Gashit, ndërsa për vrasjen e tij ngarkohen Vesel Gjinovci e Kujtim Bejiqi.

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën për vrasjen e rreshterit Gashi, ndërsa sipas saj prokuroria dyshon se vrasja e tij është planifikuar në Brezovicë.

Sipas aktakuzës për vrasjen e Gashit, Vesel Gjinovcit e Kujtim Bejiqit u ishin premtuar 5 mijë euro.

Aktakuza zbulon se shtëpia e Gashit ishte sulmuar me armë një muaj para vrasjes së tij, por rreshteri nuk e kishte lajmëruar sulmin në polici, ngase dëshironte që problemet private t’i mbante larg detyrës zyrtare.