Tualetet në Fakultetin e Arteve në mungesë të sapunit, 2 mars 2023
Mungesa e letrave higjienike dhe mbeturina në fakultetet e Universitetit të Prishtinës
03.3.2023 - 18:13
Në disa nga tualete të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë parë sapun, mirëpo në asnjërin nga tualetet nuk janë parë letra higjenike.
KALLXO.com ka vizituar Fakultetin Filologjik, Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore(FShMN), Fakultetin Filozofik, Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Arteve, Fakultetin Ekonomik dhe Juridik.
Letrat kanë munguar në të gjitha Fakultete e vizituara, por në Fakultetin e Arteve ka munguar edhe sapuni.
Në hyrjen e FShMN-së dhe në hyrje të Fakultetit Filologjik janë parë edhe mbetje të inventarit të cilat janë lënë tek dera kryesore dhe në oborr.
Gjithashtu mbetje të inventarit janë parë edhe brenda hapësirave të Fakultetit të Arteve.