Foto: KUR 'Mitrovica'.

Turbullimi në kanalin ‘Ibër Lepenc’ lë Vushtrrinë pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të nivelit të lartë të turbullëshmërisë së ujit të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenc” është ndërprerë prodhimi-trajtimi i ujit në Impiantin e ujit në Balinc.

Si pasojë e kësaj, thuhet se qytetarët e Vushtrrisë të mbesin pa ujë të pijshëm

Sipas njoftimit të Kompania së ujësjellësit “Mitrovica” pritet që pasdite të bie niveli i turbullëshmërisë, dhe të rifillojë furnizimi i Vushtrrisë me ujë të pijshëm.

Edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, është ngritur turbullira e ujit në kanalin e Ibrit.

Si pasojë e kësaj, Drenasi mbetet pa furnizimin nga ora 11:00.

Sipas njoftimit ekipet shtesë dhe departamenti i cilësisë janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të parë çdo mundësi për rikthim te furnizimit me ujë ne Drenas.