Gjykimi i Sllobodan Gavriqit | Foto: KALLXO.com

Shtyhet Seanca Ndaj Slobodan Gavriqit

Slobodan Gavriq ishte paraparë që sot të dëgjonte ekspertizën e një eksperti, lidhur me eksplozivët të cilët sipas prokurorisë iu gjetën në veturën e tij në Prishtinë, por mungesa e njërit nga anëtarët e trupit gjykues pamundësoi këtë.

Kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri, njoftoi të pranishmit se në mungesë të anëtares së trupit gjykues, seanca do të shtyhet  për 6 prill.

“Anëtarja e trupit gjykues ka udhëtuar në një udhëtim zyrtar jashtë vendit dhe ne për këtë kemi kuptuar tek sot dhe nuk kemi mundur t’i njoftojmë palët më herët”, tha Gërguri.

Prokuroria Speciale më 10 korrik 2015 ngriti aktakuzë kudër Sllobodan Gavriqit duke e akuzuar se ka kryer veprën penale të përgatitjes së veprave terroriste, ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, Sllobodan Gavriq ka përgatitur kryerjen e veprën penale të terrorizmit  ashtu që gjatë muajit dhjetor të vitit 2014 në Beograd është furnizuar me 25 pajisje eksplozive me peshë totale 12.219 gramë, të cilat përmbajnë eksploziv të fuqishëm PETN i kombinuar me fragmente metali, bulona dhe gozhda, të cilat shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz dhe dëme materiale.

http://kallxo.com/sllobodan-gavriq-kishte-sjelle-tri-here-eksploziv-nga-beogradi-ne-prishtine/

Gjithnjë sipas aktakuzës, Gavriqi këtë sasi të eksplozivit e ka transportuar nga Beogradi për në Prishtinë me veturën e ti “Renault Clio” kur rreth orës 21:00 në Lagjen “Arbëria” është ndaluar nga Policia e Kosovës me ç ‘rast gjatë kontrollimit të kryer në bagazhin e veturës së tij është gjetur çanta në të cilin është vendosur eksplozivi.

[interaction id=”56cb1049e5be274a1fd35451″]