Shtyrja e seancës | Foto: KALLXO.com

Shtyhet për Dy Orë Seanca e Kuvendit

Është shtyrë për dy orë seanca që nisi me një pankartë për drejtësi dhe kërkesë për debat rreth vdekjes së Astrit Deharit.

Pasi nuk kaloi kërkesa për debat dhe opozita lëshoi sallën e mbledhjes, shtyrja ndodhi për mungesë kuorumi.

Shtyrjen e njoftoi kryesuesi Xhavit Haliti.

“Janë 3 deputetë në aktivitet, ata mund te kthehen dhe të bëjnë kuorum. Edhe 6+ janë në vizitë zyrtare. Shtyjmë seancën në orën 14:00,” tha Haliti.

Shtyrjet e seancave të Kuvendit për mungesë kuorumi nuk janë të rralla.

Dosja në KALLXO.com e seancave të Kuvendit dhe mbledhjeve të shtyra të komisioneve për mungesë kuorumi.