Ganimete Musliu: Qeveria në cirk, po na shantazhon me votim të marrëveshje ndërkombëtare

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu është shprehur se kjo qeveri ka degjeneruar pas deklarimit të kryeministrit, Albin Kurti se nuk do jap përgjigje në pyetje parlamentare deri sa të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.

Ajo theksoi se kjo qeveri është në cirk.

“Qeveria është moti në cirk, se ka degjeneruar gjithçka në këtë vend, e kemi kuptuar, por se shkon deri në këtë shkallë se beson askush. Të vijë qeveria të na vë kushte në parlament, kjo është diktaturë, por nuk do lejojmë që të instalohet diktatura këtu”- tha deputetja Musliu.

Musliu potencoi se pyetjen e ka për ministrin Xhelal Sveçla. Ajo i kërkoi të kthej kabinetin nga kampi Belvedere e të lë policinë të kryejë punën e vet.

“Pyetjen parlamentare e kam bërë për Xhelal Sveçlën, por meqë nuk është këtu, pyetjen nuk po e bëjë. I bëjë thirrje të mbledh kabinetin nga Belvedere ta sjellë në Prishtinë e ta lërë policinë të qetë të kryejnë detyrat e tyre. Eja dhe bindi deputetët tu që policisë së Kosovës ti rriten pagat e të ketë sigurim e ligj për pensione. U bëtë gaz me këtë cirk”-  shpreh Musliu.

Kryeministri Kurti tha në seancën e sotme se nuk do t’i përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve opozitarë pasi që nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Kurti: Nuk përgjigjem në pyetje parlamentare pasi nuk po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare