Foto: Komuna e Kamenicës

Shpërndahen 20 spërkatëse për pemëtarët në Kamenicë

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Kamenicë, Naim Arifi dhe përfaqësuesja e Grupit të Veprimit Lokal, Lirije Dërmaku kanë shpërndarë 20 makina spërkatese për fermerët që merren me pemëtari.

Sipas Arifit, rritja e sasisë së prodhimit të sektorit të pemëtarisë do të rezultojë me të ardhura më të mëdha për fermerët e zonave rurale.

“Bashkë me GVL-në do të jemi më afër fermerëve me këshilla praktike”, tha ai.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Grupin e Veprimit Lokal-Kamenica dhe me mbështetjen e Projektit Aftësitë për Punësim Rural/Helvetas Swiss Intercooperation.