1.6 milion euro ndahen për stadiumin e ri në Hogosht

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se 1.6 milion euro janë ndarë për stadiumin e ri të Hogoshtit.

Kjo është vlera e memorandumit që kanë nënshkruar sot me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun.

“Ky stadium do të jetë një nga stadiumet më karakteristike në Kosovë për faktin se rrethohet me male shumë të bukura dhe peisazh të mrekullueshëm, duke krijuar kështu një ambient fantastik për sportistët e shikuesit”- ka shkruar Rahimaj në Facebook.

Sipas tij, kjo është një ëndërr e komunitetit të futbollit që u bë realitet.