Komuna e Kamenicës. Foto: Kallxo.com

Komuna e Kamenicës hap tender për blerjen e 4 veturave

Komuna e Kamenicës është duke planifikuar që t`i blejë katër vetura, 3 nga to të tipit benzinë dhe një hibride.

tenderin e hapur dje, vlera e parashikuar për blerjen e këtyre 4 veturave është 70 mijë euro.

Tenderi në fjalë është i ndarë në dy lote, në lotin e parë hynë specifikat për 3 vetura të tipit benzinë, ndërsa në lotin e dytë specifikat për llojin hibrit.

Tek veturat benzinë, është kërkuar që veturat të kenë klimë, mundësi për t`u lidhur me telefon të mençur, 4 altoparlantë.

Timoni i veturave duhet të i mbështjellë me lëkurë dhe po ashtu të jetë me kontrolle për muzikë, telefon, përkufizues shpejtësie.

Në kërkesë po ashtu është specifikuar që ndërruesi të jetë me 6 shpejtësi, edhe ky duhet të jetë i mbështjellë me lëkurë.

Ulësja e vozitësit duhet të jetë lëvizëse në lartësi, ndërsa ulësja mbrapa ndahet në dy 60/40.

Vetura sipas lot 1 duhet të ketë sistemin HAC – (Sistemi i kontrollës së zbritjes tatpjetë) dhe duhet të dorëzohen në objektin e Kuvendit komunal në Kamenicë brenda 90 ditëve nga nënshkrimi i kontratës.

Të njëjtat specifika janë kërkuar edhe për veturën e llojit hibrid i cili do të funksionoj edhe me energji elektrike.

Drejtoresha e Administratës, Arlindë Sejdiu, ka thënë për KALLXO.com se këto vetura pritet të shfrytëzohen për nevoja të zyrtarëve komunal.

“Duke pas parasysh mungesën e veturave në komunën tonë, gjë kjo e cila po shkakton edhe probleme tek kryerja e punëve të zyrtarëve në teren, kemi paraparë blerjen e katër veturave. Këto vetura do të shfrytëzohen nga zyrtarët komunal për të kryer punët që u lidhen me teren”, ka thënë ajo.

Tenderi është i hapur deri më 28 shkurt.