Shpend Ahmeti. Foto: Kallxo.com

Shpend Ahmeti Shpjegon Heqjen e Sotme të Flamurit

Shpend Ahmeti ka shkruar në Facebook në lidhje em heqjen e sotme të Flamurit kuqezi te rrethi afër spitaleve në Prishtinë.

Shpjegimin për heqjen e flamurit Ahmeti e ka dhënë pasi ka shkruar në facebook se ka pranuar shumë mesazhe nga qytetarë të shqetësuar.

“Sot në mëngjes më lajmëruan se flamuri kombëtar te rrethi është larguar nga persona të panjohur dhe është vendosur nje flamur tjetër”, shkroi Ahmeti.

Ai tregoi se më pas u kuptua se heqja ishte protestë e një artisti.

“Pas daljes së inspekcionit në vend të ngjarjes është kuptuar edhe kompania e më vonë edhe qëllimi. Kjo ishte nje protestë artistike e artistit Driton Semani”, shkroi Ahmeti.

Ai bëri të ditur se flamuri do të kthehet.

“Flamuri do të kthehet, por më duhet të them që disi më vjen mirë që një gjë e tille është thënë edhe në këtë mënyrë. Mora dhjetëra mesazhe nga njerëz të ndryshëm, të shqetësuar të cilët tani do ta dëgjojnë një qendrim të një artisti”, përfundoi Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës postimit të tij ia bashkoi edhe shpjegimin e artistit Selmani për heqjen e flamurit.