Foto: BIRN

Sheshel organizon tubim para seancës dëgjimore të masakrës së Srebrenicës

Krimineli i dënuar i luftës Vojisllav Shesheli mblodhi mbështetësit e tij para Gjykatës së Lartë të Beogradit përpara një seance në gjyqin e ish-policëve serbë për masakrën e boshnjakëve nga Srebrenica në fshatin Kravicë në vitin 1995.

 

Kreu i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Shesheli, të martën mblodhi rreth 50 mbështetës, të cilët tundnin flamuj të partisë dhe mbanin simbole që mohonin gjenocidin e Srebrenicës, përpara Gjykatës së Lartë të Beogradit, ku do të fillonte një seancë dëgjimore për krimet e luftës.

Shesheli erdhi për të shprehur mbështetjen për tetë ish-anëtarët e një brigade speciale të policisë nga Republika Srpska, të cilët janë paditur për kryerjen e një krimi lufte kundër civilëve në Kravica më 14 korrik 1995.

“Të tetë policët janë të pafajshëm, dëshmitë e dëshmojnë këtë,” tha Shesheli para mediave përpara seancës dëgjimore.

Ai mohoi se protesta e nacionalistëve përbënte një formë presioni ndaj gjykatës.

Ai gjithashtu pohoi se vrasjet në Kravica, numri total i të cilave u reduktua nga mbi 1,300 në 317, ishin një “incident” dhe jo një krim lufte.

Vetë Shesheli u dënua me dhjetë vjet burg për persekutimin e kroatëve në fshatin serb të Hrtkovcit në vitin 1992 nga gjykata e OKB-së në Hagë, por nuk kreu burg pasi ai kishte kaluar gati 12 vjet në paraburgim. Ai është deputet në parlamentin serb.

Pas mbajtjes të një fjalimi të shkurtër, Shesheli hyri në gjykatë për të marrë pjesë në seancë me disa nga mbështetësit e tij.

Ata që ndenjën jashtë ofenduan Stasa Zajoviçin, themeluesen e grupit anti-luftë Gratë me të Zeza, kur ajo mbërriti për të ndjekur gjyqin.

Në seancë, ish-luftëtarët serbë jugosllav Stanisiç dhe Stojan Saviç të kenë qenë në dijeni të masakrës së robërve boshnjakë.

Vrasjet në depon në Kravicë ishin midis disa masakrave nga forcat serbe të Bosnjës pas rënies së Srebrenicës në korrik 1995 që lanë më shumë se 7,000 burra dhe djem boshnjakë të vdekur.

Nedeljko Milidragoviç, Aleksa Golijanin, Milivoje Batinica, Aleksandar Daceviç, Bora Miletiç, Jovan Petroviç, Dragomir Paroviç dhe Vidosav Vasiç akuzohen për organizimin dhe pjesëmarrjen në vrasjen e më shumë se 1,300 civilëve në depo.

Prokuroria serbe i akuzoi ata në vitin 2015 dhe gjyqi u hap në shkurt të vitit 2017, por procedurat janë shoqëruar me vonesa.