Shënohet goli i parë në ndeshjen Kosova- Malta

Në ndeshjen mes Kosovës dhe Maltës është shënuar goli i parë.

Lojtari Benjamin Kololli ka kaluar në epërsi kombëtaren e Kosovës me golin e shënuar në minutën ’31.

Mesfushori Kololli shënoi pas asistimit të Valon Berishës.

Kombëtaret e Kosovës dhe Maltës po ndeshen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kombeve.