Mitrovica - Foto: Petrit Rrahmani

Serbët në Veri Protestojnë Kundër Ligjit për Trepçën

Rreth 100 protestues serbë kanë protestuar sot për rreth 30 minuta ne magjistralen Mitrovicë- Leposaviq, në fshatin Rudarë, për të kundërshtuar projektligjin për Trepçën, të cilin e ka miratuar sot qeveria e Kosovës.

Dokumenti i miratuar në qeveri pritet që të premten të diskutohet dhe votohet në Kuvendin e Kosovës, por ministrat serbë në qeverinë e Kosovës, si dhe qeveria e Serbisë, e kanë kundërshtuar nismën e qeverisë së Kosovës.

Zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, tha për KALLXO.com se protesta ka kaluar e qetë.

“Rreth 100 protestues sot kanë protestuar në Rudarë rreth orës 14:00 dhe janë shpërndarë të qetë. Kjo protestë ka qenë simbolike për të kundërshtuar ligjin për Trepçën”, tha Besim Hoti.