Basketboll, Foto: FBK

Nis gara për Kupën e Kosovës në basketboll

Palestra sportive “Shani Nushi” në Gjakovë do të jetë arena e përballjeve të tetë ekipeve të elitës së basketbollit për Kupën e Kosovës. Gara do të mbahet nga 13.02.2024 deri më 17.02.2024.

Të martën më 13.02.2024 dhe të mërkurën 14.02.2024 do të zhvillohen çerekfinalet.

Të martën nga ora 17:00 KB Trepça do të përballet me KB Istogun.

Ndërsa, një ndeshje interesante tjetër zhvillohet nga ora 20:00, në të cilën KB Ylli do të luaj kundër KB Vëllaznimit.

Edhe të mërkurën, më 14.02.2024 do të zhvillohen ndeshje mjaftë interesante. Në ora 17:00, KB Peja do të përballet me ekipin nga Prizreni, KB Bashkimi ndërsa, KB Prishtina do të luaj kundër ekipit tjetër nga Prizreni, KB Proton Cable Prizreni nga ora 20:00.

Ekipet fituese nga këto ndeshje do të luajnë në gjysmëfinalen të enjten më 15.02.2024 në “Shani Nushi” në Gjakovë.

Ndërsa, ditën e pavarësisë, më 17 shkurt, do të luhet finalja në Kupën e Kosovës në ora 17:00.