Leshak, serbët në pritje të Vuçiqit- FOTO KALLXO

Serbët në Leshak presin arritjen e presidentit të Serbisë Aleskandër Vuçiq

Rreth një mijë qytetarë në Leshak kanë dalë për ta pritur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili po qëndron në Republikën e Kosovës për një vizitë dy ditore.

Vuçiq në konferencën e tij për gazetarë të cilën e mbajti në liqenin e Ujmanit  deklaroi se duhet të ruhet stabiliteti dhe t`i përmirësojnë raportet me shqiptarët.

Presidenti i Serbisë ka folur edhe për integritetin territorial të Kosovës, ku e ka cituar kacelaren e Gjermanisë Angela Merkel, e cila është kundër lëvizjes së kufijve në Ballkan.

“Nëse Angela Merkel flet për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës, kush jemi ne të themi ndryshe!”, ka thënë Vuçiq.

“Duhet të ruajmë paqen pasi kjo gjendje do të vazhdojë gjatë, andaj duhet të shikojmë të ardhme pasi kufijtë do të jenë më pak të rëndësishëm në Evropë”, ka deklaruar Vuçiq.