Aleksandar Vuçiq. Foto: Darko Vojinovic/AP

Policia e Kosovës e Gatshme për Vizitën e Vuçiqit

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të qëndrojë në Kosovë këtë vikend.

Kjo vizitë vie pas vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, të martën në Mitrovicën Veriore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani,  ka treguar për KALLXO.com planet për ofrimin e sigurisë gjatë kësaj vizite.

“Policia e Kosovës, në të gjitha rastet kur kemi të bëjmë me vizita zyrtare të delegacioneve apo personaliteteve të ndryshme në Republikën e Kosovës, ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme policore konform autorizimeve ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, tha Kelani.

Vdekja e tij ngjalli reagime nga zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës, Serbisë dhe komunitetit ndërkombëtar.

Emisioni “Jeta në Kosovë”, mbrëmë i’u kushtua vrasjes së Ivanoviqit.

Vrasja e Ivanoviqit dhe Situata në Veri