Samuel Zhbogar në ‘Jeta në Kosovë’ për Vizat, Demarkacionin...

Shefi i deridjeshëm i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, nuk ka mundur ta lë vendin ku shërbeu për gati tri vjet pa i dhënë disa mesazhe.

Në intervistën e fundit të mandatit të tij, të dhënë për Jeta Xharrën në emisionin “Jeta në Kosovë”, ai flet për kohën e kaluar si njeriu kryesor i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në këtë intervistë, Zhbogar tregon pse u vonua kaq shumë liberalizimi i vizave dhe pse ky proces mund të vonohet edhe më shumë, qoftë edhe nëse Kucvendi e ratifikon demarkacionin me Malin e Zi.

Ai flet edhe për përgjimet e publikuara së fundmi dhe për nevojën që klasa politike e Kosovës të ndryshojë.

Intervista me Samuel Zhbogar transmetohet sonte në RTK në orën 20:15.