Sami Lushtaku - Foto: KALLXO.com

Sami Lushtaku: Nuk jam ndaluar në Zvicër

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka demantuar lajmin që gjatë ditës së djeshme është ndaluar nga Policia zvicerane në aeroportin e Zurichut.

Lushtaku përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se nuk ka pasur ndonjë ndalesë nga autoritetet zvicerane përveç kontrolleve për shkaqe sigurie.

“Në Zvicër për vizitë turistike dhe takime me shumë miq që jetojnë dhe veprojnë këtu. Sa për sqarim, dje nuk kam pasur asnjë ndalesë nga autoritetet zvicerane përveç kontrollave rutinë që bëhen për shkaqe të sigurisë pasi ishte hera e parë që kam udhëtuar në Zvicër, përmes aeroportit të Zurichut”, ka shkruar Lushtaku.