Rrahje ndërmjet disa personave në Mitrovicë, arrestohen 6 të dyshuar

Gjashtë persona janë vënë në pranga në Mitrovicë për shkak të një përleshjeje.

Policia thotë se 6 të dyshuarit janë arrestuar pasi ata janë rrahur ndërmjet vete.

Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë, në rr. “Besim Nuka”, rreth orës 15:30.

Në raportin e saj të përditshëm Policia thotë se nuk raportohet për të lënduar.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.