Foto: Ilustrim

Rrahje mes katër personave në Prishtinë

Në rrugën “24 Maji” në komunën e Prishtinës janë arrestuar katër të dyshuar pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.

Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.