Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vidhet llap-topi i shkollës në Shtime, rasti po hetohet

Fshatin Gjyrkoc të Shtimes në mesditën e 3 janarit është regjistruar një vjedhje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, drejtori i shkollës ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në shkollë, kanë vjedhur një llap-top dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë dhe e njëjta ka ndodhur më 3 janar 2024, në ora 14:00.