Dy raste të dhunës fizike të burrave ndaj grave në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit dy gra janë sulmuar fizikisht nga burrat e tyre.

Rasti i parë ka ndodhur në Istog dje në mesditë, ku një grua ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

E njëjta ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë ka ndodhur në Zveçan rreth të premten rreth orës 21:30.

Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i cili ishte i dehur.

Sipas Policisë e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Tutje Policia ka njoftuar se i dyshuari në gjendje të dehur është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar deri në këndellje.

Dhuna në familje dënohet në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës në të cilin thuhet se: “Çdo anëtar i familjes që ushtron dhunë ose keqtrajtim fizik, psikologjik, seksual ose ekonomik ndaj anëtarit tjetër të familjes së tij/saj, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet”.