Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje në Obiliq raportohen brenda 24 orëve

Një mosmarrëveshje verbale ishte shkas që një grua të rrahet nga burri i saj i dyshuar në Obiliq.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur një ditë më parë në orën 03:36 në mëngjes.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet poashtu në raportin 2 orësh të Policisë.

Në këtë komunë kishte edhe një raportim tjetër në po të njëjtën ditë për dhunë në familje.

Në mbrëmje rreth orës 18:45 nga Policia e Kosovës ishte arrestuar një person. Ai dyshohej se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij.
Si pasojë e plagëve të marra viktima kishte kërkuar tretman mjekësor.

Në raportort thuhet se me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Nga raport e Policisë gjithashtu mësojmë se gjatë 24 orëve është raportuar edhe për një rast të dhunës familjare në Malishevë.