Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

8 raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 8 raste të dhunës në familje.

Rastet janë shënuar në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Pejë, Malishevë, Gjakovë dhe Zveçan.

Në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar pasi ka sulmuar gruan e tij pas një mosmarrëveshje.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Tutje është bërë e ditur se  në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të tij, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Podujevë është arrestuar një i dyshuar për sulm fizik ndaj gruas së tij.

Policia ka shtuar se po ashtu kjo viktimë ka pranuar trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Në Gjilan po ashtu është arrestuar një i dyshuar pasi e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Policia ka njoftuar se viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.89 promil.

Tutje është thënë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjilan rasti tjetër i dhunës në familje është shënuar me arrestimin e të dyshuarës, pasi ajo kishte sulmuar fizikisht burrin e saj.

Policia ka thënë se viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor si dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Në Pejë është shënuar një tjetër rast i dhunës në familje. Por, në këtë rast dyshohet se ka ushtruar dhunë vjerri ndaj nuses së djalit të tij.

Për këtë rast, Policia e ka arrestuar të dyshuarin.

Tutje është bërë e ditur se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjete dhe sekuestruar: një pushkë automatike, një pushkë gjysmë automatike dhe  376 fishek të dy llojeve të kalibrave.

Policia thotë se viktima pas intervistimit me pëlqimin e saj është dërguar në shtëpinë e sigurt, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Malishevë është arrestuar i dyshuari, pasi ka sulmuar fizikisht vajzën e tij pas një mosmarrëveshje.

Tutje është bërë e ditur se viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.

Policia thotë se lidhur me rastin është konsultuar prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, një grua ka raportuar në Polici se është kërcënuar dhe dëbuar nga shtëpia bashke me fëmijët e saj nga dy të dyshuar burra.

Policia thotë se nuk  është raportuar për të lënduar ndërsa, lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Zveçan, një grua po ashtu ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari.

Tutje është thënë se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.  Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.