Vendi ku u vra Oliver Ivanoviqi - Foto: KALLXO.com

Rasti Ivanoviq, të arrestuarit do dalin para Gjykatës në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm janë arrestuar në veri të Mitrovicës, katër të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Të arrestuarit pas aksionit të sotëm në veri do të sillen para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori special, Sylë Hoxha.

“Gjithçka rreth këtij rasti do të organizohet në Prishtinë sepse edhe urdhëri është lëshuar nga Gjykata në Prishtinë”, tha Hoxha.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviq sipas Policisë së Kosovës është i dyshuar edhe Milan Radoiçiq, i cili sot edhe pas bastisjes së shtëpisë së tij nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës nën mbikëqyren e Prokurorisë Speciale nuk është arrestuar.

LINK