Foto-ilustrim

Raporton se iu sulmua shtëpia me armë

Është raportuar në polici se një shtëpi në Fshatin Gramaçel të Deçanit është sulmuar me armë.

Sulmi sipas ankuesit ka ndodhur të shtunën, 30 minuta pas mesnatës.

“Ankuesi ka njoftuar se të dyshuar të panjohur dhe për arsye të panjohura, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpinë e tij  duke goditur me dhjetë predha muret dhe dritaret e shtëpisë”, thuhet në raportin policor.

Predhat dyshohet të jenë të armës automatike, ndërsa policia njofton se nga to nuk ka pasur të lënduar.

Rasti, sipas policisë, është duke u hetuar.