Ramush Haradinaj: Fundi i Mustafës dhe Thaçit!
09.1.2016 - 14:54
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili doli i pari të flasë para protestuesve, tha se kjo është ditë e qytetarëve që kanë dalë për të protestuar.
“Ngado që keni ardhë, sot është dita juaj, ditë e merituar. Është bërë shumë gjatë dhe ka ndodhë shumë herë që ata që e qeverisin vendin, ta mashtrojnë qytetarin”, tha ai duke aluduar në kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçi.
“Atyre po ju vjen fundi. Po vjen dita juaj. Kjo është dita juaj. Këtyre që e kanë mashtruar, armiqësuar dhe manipuluar qytyetarin, sot po u themi Jo. Jo Isë, Jo Hashim! Shkoni! Është fundi i tyre, këto janë ditët e fundit të tyre”, tha Haradinaj.
Ndiqeni protestën live këtu:
http://kallxo.com/opozita-ne-proteste-kunder-qeverise/