Ramiz Lladrovci Është Hidhëruar në Fatmir Limajn

Kandidati i partisë së Limajt, Isa Xhemajlaj është rival i Lladrovcit në balotazhin e 18 dhjetorit.

“Nuk kisha dashtë me komentu asnjë gjë tash për Fatmir Limën pas një video që ma kanë leshu dje në internet. E kanë lëshuar njerëz të caktuar të porositun edhe nuk dua asnjë fjalë me folë për Fatmir Limajn. Asnjë fjalë asnjë sonte s’po du me folë”, tha Lladrovci.

Këtë deklaratë ai e dha në debatin për Drenasin të moderuar nga Jeta Xharra me kundër kandidatin e tij, me të cilin shkoi në balotazh për kryetar të komunës.

Balotazhi për kryetar të komunës së Drenasit mbahen më 18 dhjetor.

Në këto zgjedhje kandidojnë Ramiz Lladrovci (PDK) dhe Isa Xhemajlaj (NISMA) të cilët fituan më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 4 dhjetor.

Debatin e plotë Lladrovci- Xhemajlaj mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: