QKMF në Prizren fillon me shërbime 24 orëshe

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkruar në Facebook se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare nga sot do të fillojë punën 24 orëshe.

Haskuka ndër të tjera ka thënë se kjo QKMF do të jetë në shërbim të qytetarëve si njësia e dytë pas asaj të urgjencës.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, do të punojë edhe me ndërrimin e tretë dhe do t’i ofrojë qytetarëve të komunës sonë shërbime mjekësore për 24 orë.

Krahas njësisë së Urgjencës, QKMF-ja do të jetë adresa e dytë shëndetësore i nivelit komunal që do të punojë me orar të plotë. Me këtë rast, njësia e Urgjencës do të lirohet nga mbingarkesa dhe do të merret vetëm me rastet urgjente, derisa në QKMF do të ofrohen shërbime për raste që nuk janë urgjente”, ka shkruar Haskuka