Vdes pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike, Policia nis hetimet

Një person ka vdekur në rrethana të dyshimta në Prizren. I njëjti sipas Policisë dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 17.05.2024 rreth orës 19:30 në Fshatin Hoqë e Qytetit të Prizrenit. Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”- thuhet në raportin e policisë.