Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohen katër persona në Prizren, dyshohen se rrahën dhe mbajtën me forcë një person tjetër

Katër persona janë arrestuar dje më 15.05.2024 në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se të njëjtit pas një zënke, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër dhe më pas të njëjtin me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thekson PK-ja.