Ndertesa e Qeverise, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Qeveria Lufton Financimin e Terrorizmit

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se ky projektligj përcakton  masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

“Gjatë hartimit të projektligjit Ministria e Financave ka marrë parasysh edhe direktivën e re të BE 2015  për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, andaj ky projektligj do t’i shërbejë edhe objektivit të Qeverisë së Kosovës në çështjen e integrimeve evropiane,” tha Hoti.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa tha se ky është një ligj i rëndësishëm edhe sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe parandalimit të ekstremizmit.

Në këtë mbledhje pas shqyrtimit u miratuan edhe 7 pika të tjera që ishin në rend dite.