Qeveria Kompenson 25 Për Qind të Dëmeve të Vërshimeve

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka vendosur që të ndajë 159 euro për kompensimin e dëmeve të vërshimeve të janarit të këtij viti.

Reshjet e shiut dhe shkrirja e borës në ato ditë të janarit kishte bërë që shumë vendbanime të Kosovës të përfshiheshin në ujin e dalë nga shtretërit e lumenjve.

Komuna që pësoi më së shumti nga këto vërshime ishte Malisheva.

Megjithatë, shuma e ndarë nga qeveria nuk mbulon vlerën e gjithë dëmit të shkaktuar.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, tha sot se kompensimi po bëhet në vetëm 25 për qind të dëmeve të shkaktuara meqë dëmet e shkaktuara në 11 komuna të prekura nga vërshimet, sipas tij, arrijnë shifrën prej 637 mijë euro.

http://kallxo.com/malisheva-nje-dite-pas-vershimeve/

http://kallxo.com/vershimet-ne-polluzhe-te-drenasit-fotovideo/