Ilustrim

Pesë persona të vdekur nga përmbytjet në Toskanë

Presidenti i Toskanës e shpalli gjendje të jashtëzakonshme, pasi shkollat u mbyllën dhe njerëzit po evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Pesë persona kanë vdekur në Toskanë, pasi stuhia Ciaran bëri kërdi gjatë natës në Italinë qendrore dhe veriore, ku brigjet e lumenjve janë qarë dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Presidenti i Toskanës, Eugenio Giani, e shpalli gjendjen të jashtëzakonshme, duke thënë se situata është “me të vërtetë shumë serioze”.

“Ka qenë një natë e gjatë dhe e vështirë për të gjithë sistemin rajonal të mbrojtjes civile,” shkroi ai në mediat sociale. “Çdo energji dhe burim po përdoret pa ndalë”

Në Prato, një qytet afër Firences, ku dy nga viktimat, që ishin të dy të moshuar, raportohet se kanë vdekur, Marco Biffoni – kryetar, tha se duke parë dëmet që shkaktoi stuhia u “shokuam”.

“Na u duk si na goditi dikush në stomak dhe na bëri të qajmë,” shtoi ai. Spitali i qytetit Santo Stefano, po ashtu u mor nga uji. “Pas kësaj nate shkatërruese, ne do t’i futemi punës për ta pastruar dhe ta rikthyer qytetin tonë siç ishte më parë,” tha Biffoni.

Një viktimë tjetër, një i moshuar, vdiq pasi një shtëpi kujdesi, u përmbyt në Rosignano, pranë qytetit afër detit të Livornos, ku erërat shkuan deri në 120 km/h.

Që nga mëngjesi i së premtes, tre persona të tjerë u raportuan të humbur.

Giani tha se njerëzit po evakuohen nga shtëpitë e tyre me barka të vogla në zonat Seano, Quarrata dhe në Campin Bisenzio të vendit.

Në Toskana, Friuli-Venezia Giulia dhe në rajonin e Venetos, shkollat janë mbyllur, ku raportohet se edhe një person është zhdukur. Guvernatori i atij rajoni, Luca Zaia, i ka paralajmëruar banorët të mos udhëtojnë.

Në fillim të kësaj jave, Milano dhe zonat përreth rajonit të Lombardisë, u goditën nga stuhi të mëdha, duke shkaktuar dëme të shumta dhe bëri që liqeni Komo të dalë nga shtrati i tij.

Paralajmërime për mot të keq kishte pasur në disa rajone veriore.

Në maj, 14 njerëz kishin vdekur dhe mijëra të tjerë mbetën pa shtëpi nga përmbytjet në Emilia-Romagna./Guardian