FOTO: ANP "Adem Jashari"

Publikohen detaje nga kontrata për zgjatjen e pistës në ANP 'Adem Jashari'

Sot do të bëhet prezantimi i raportit me autor Hekuran Murati, në lidhje me Kontratën për zgjatjen e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Gjatë prezantimit do të tregohet se cilat procedura janë ndjekur për të shpërblyer me kontratë kompaninë Limak, si dhe a ka pasur shkelje ligjore gjatë këtij procesi.

Poashtu, do të prezantohet edhe skema me anë të së cilës planifikohet që të dëmtohet buxheti i shtetit për dhjetëra miliona euro.

Pas prezantimit do të ketë edhe diskutim nga paneli dhe pjesëmarrësit. Paneli përbëhet prej Përfaqësuesit të Ministrisë së Infrastrukturës (tbd), Besnik Bislimit – Profesor, Haki Abazit – Analist, Korab Sejdiut – Deputet, dhe Hekuran Muratit – përpilues i raportit. Diskutimi do të udhëhiqet nga Jeta Xharra.
Bashkangjitur gjeni ju lutem edhe Ftesën dhe Axhendën.
Mos hezitoni të më kontaktoni nëse keni nevojë për informata shtesë.
Vendi: RIT Kosovo (AUK, rrugës për Gërmi), Auditorium, kati 4.