Foto: Facebook / Prishtina International Airport - Adem Jashari

Kushtet atmosferike zhvendosin tri fluturime nga Prishtina në Tiranë

Për shkak të kushteve atmosferike, tri fluturime të planifikuara të ateronin në Prishtinë, janë zhvendosur në Tiranë.

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.

Për shkak të reshjeve të dendura të borës, të cilat kanë filluar nga nata e kaluar, edhe Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik.

Ndërkaq, sa i përket transportit rrugor, zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme.