Foto: Facebook / Prishtina International Airport - Adem Jashari

Për 8 muaj, mbi 2 milionë udhëtarë udhëtuan përmes aeroportit “Adem Jashari”

Këtë vit janë shënuar shifra më të larta të udhëtimit në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” se vitin e kaluar.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil i Kosovës, vetëm në tetë muajit e parë të këtij viti, mbi 2 milionë udhëtarë u regjistruan apo 13% më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar.

Statistikat e ACK-së treguan se edhe gjatë muajit gusht pati më shumë shërbime ndaj udhëtare sesa në vitin e kaluar.

“Gjatë muajit gusht në ANP “Adem Jashari” janë shërbyer 411,162 udhëtarë apo 11% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sa i përket numrit të fluturimeve, gjatë muajit gusht pati rritje prej 6.4% apo 1,389 nisje të fluturimeve” – thuhet në njoftimin e ACK-së.

Grafika: ACK