Foto: Atdhe Mulla

PSD: Nëse nuk ndryshon formati, dialogun ta drejtojë Kryeministri

Përfaqësuesit e PSD-së thanë sot që Kuvendi është i vetmi institucion që mund të japë kompetencë dhe të mandatojë bartësit dhe udhëheqësit e dialogut me Serbinë. Ata thanë që kuvendi duhet të votoj me 2/3 bartësit e këtij procesi, të ketë të drejtën e shkarkimit të tyre, si dhe të formojë komision për mbikëqyrjen e dialogut.

Visar Ymeri, nënkryetar i PSD-s tha se legjitimiteti fitohet vetëm nëse kuvendi është i përfshirë në procesin e dialogut dhe se platforma e dialogut duhet të votohet me 2/3 e votave, në mënyrë që, siç tha ai, të ketë konsensus mbar politik.

“Ne si PSD konsiderojmë që kjo platformë duhet të shërbejë si kornizë/dokument bazë i parimeve të dialogut… Kuvendi duhet të jetë institucioni bartës, formalisht, i këtij procesi”, tha ai.

Ymeri tha se janë 4 çështje që duhet të adresohen institucionalit: legjitimiteti, strategjia, struktura/përfaqësimi dhe mbikëqyrja.

Dukagjin Gorani tha se të mandatarit duhet t’i japin prgjgjsi ekskluzive kuvendit dhe se ky institucion duhet të ketë edhe të drejtën e shkarkimit të atyre që i ka mandatuar për të qenë pjesë e ekipit që dialogojnë me Serbinë, kur siç tha, konsideron që ata kanë dalë jashtë kornizave të platformës së dialogut.

“Kuvendi duhet ta formojë edhe një komision të veçantë që do ta monitorojë për së afërmi gjithë procesin e dialogut”, tha ai.

Gorani tha se posti i Presidentit nuk buron nga legjitimiteti popullor, ndërsa Ymeri tha se nëse nuk ndryshon formati, dialogun duhet ta udhëheqë kryeministri dhe jo presidenti, ngase siç tha ende ekziston rezoluta ku ligjvënësit kanë mandatuar qeverinë që ta udhëheqë këtë proces.