Ilustrim

PSD e kundërshton heqjen e vjetërsisë së veturave

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë votimin e shqyrtimit të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Kryetari i GP të PSD-së, Dardan Sejdiu, tha se janë kundër amendamentit për heqjen e vjetërsisë së automjeteve.

Sejdiu ka paralajmëruar se gjatë votimit të këtij projektligji do ta lëshojnë sallën.

“Jemi kundër amendamentit i cili e heq kufizimin e vjetërsisë apo e rrit kufizimin e vjetërsisë.

“Në këtë ligj nuk marrim pjesë në votim”, tha Sejdiu.

E kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se e shtyn këtë pikë sepse nëse PSD e lëshon sallën nuk ka kuorum për votim.