Autobusë me protestues mbërrijnë në Prishtinë

Disa autobusë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje për bartjen  e protestuesve kanë mbërritur në Prishtinë.

Në stacionin e autobusëve në kryeqytet ka nisur zbarkimi i protestuesve.

Gazetarët e KALLXO.com nga qytetet e ndryshme të Kosovës raportouan kur   protestuesit kanë nisur të grumbullohen në pikat e nisjes sipas orarit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nga qyteti i Gjakovës raportohet janë duke u nisur katër autobusë me protestues.

Protestuesit në Gjilan janë grumbulluar te shkollat e mesme që para orës 12 sipas orarit të përcaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Dy autobusët e parë për në Prishtinë janë nisur para orës 12 dhe dy të tjerë pas orës 12.

Deputeti Ismajl Kurteshi VV ishte i pranishëm gjatë grumbullimit të protestuesve dhe së bashku me ta u nis për në Prishtinë.

Përveç me autobusët e organizuar protestuesit janë nisur edhe me vetura private për të qenë pjesë e protestës.

Protestuesit nga e gjithë Kosova do të grumbullohen në Prishtinë te Bibloteka Kombëtare pët të vazhduar pastaj në shesh.

 

Nga Skenderaj raportohet se protestuesit janë duke u nisur me vetura private, pasi që autobusi i kontraktuar nuk ishte në vendin nga ku ishte planifikuar të bëhej nisja e organizuar.

 

Nga Mitrovica raportohet se autobusët kanë nisur të mbushen me protestues të cilët pritet të arrijnë në Prishtinë para orës 14 për protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër ideve të presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

 

Nga qyteti i Gjakovës raportohet janë duke u nisur katër autobusë me protestues.

 

 

 

https://kallxo.com/ky-eshte-orari-i-nisjes-nga-qytetet-tjera-per-protesten-e-lvv-se-foto/